Deklaratë e Sekretarit Pompeo në Ditën Botërore për Lirinë e Shtypit

Në 25 vjetorin e Ditës Botërore për Lirinë e Shtypit, ne ripërtërijmë angazhimin tonë në përkrahje dhe mbrojtje të shtypit të lirë, i cili është një kolonë themelore e demokracisë.

Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë lirinë e medias si një tipar kryesor të qeverisjes demokratike. Duke nxitur një shtyp të lirë, qytetarët janë më të informuar, më aktivë dhe më të përfshirë në vendimarrjen politike, si dhe mund t’ia dalin më mirë për t’i kërkuar qeverive të tyre të japin llogari.

Sot, ne nderojmë gazetarët e shumtë dhe aktorët e medias, të cilët ia kanë përkushtuar jetën e tyre, shpesh duke e rrezikuar atë, nxitjes së transparencës dhe llogaridhënies kudo në botë!