Ballina Kryesore KOHA MUSHKË

KOHA MUSHKË

Poezi nga Nikollë LOKA

Prej dje, sot, nesër,
koha mushkë kalëron pa fre,
mjafton një bërryl
për ta nxjerr jashtë rrugës,
mjafton një furtunë
për ta rrëzuar përdhé.

Prej dje, sot, nesër,
koha mushkë kalëron në rrjedhë,
s’don t’ia dijë
kë shkel gjatë rrugës,
kush mbet mbi urë
dhé i lehtë.