GJEJ GJITHÇA

Nga Zenun HYSENUKAJ – Tiranë

Tek qeshjet e fëmijve gjej kënaqësi të veçantë.
Tek harlisja e flokëve gjej deshirat e mia.
Hallet e mia i gjej në burgun e parave.
Në zemren e çdo gruaje diçka gjej nga dashuria.

Vdekjen time e gjej në shpirtrat e shkretuar.
Jeten tek gjithçka që vdejen e ka plasur.
Gjej ëndërrat e mia tek një degë e gjelbëruar.
Tek natyra gjej gjithmonë diçka të dashur.