DARDAN GASHI TË DËNOHET PËR KRIMIN MJEDISOR NË GRYKË TË DEÇANIT

Nga Adem LUSHAJ – DEÇAN

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës paska nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve për privatizimin e katër hidrocentraleve në mënyrë tinëzare bashkë me rrjetin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike.

Sipas njoftimeve mediale, në aktvendimin e Prokurorisë speciale, qenkan duke u hetuar gjashtë zyrtarë të lartë të Qeverisë, tre prej tyre ministra aktual, e ndër ta edhe Dardan Gashi.

Hapja e hetimeve (nëse janë serioze) janë për tu përshëndetur, për çfarëdo veprimi të kundërligjshëm qoftë.

 Por, njeriu i quajtur Dardan Gashi, si dhe tjerët që ishin ndikues apo bashkëpunëtor të tij, duhet dënuar për krimin e pa falshëm të bërë në Grykë të Deçanit.

Krimi i zv. kryeministrit Dardan Gashi, ka të bëj me ndërtimin e tri hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit të Deçanit.

“Kauboj” i quajturi Dardan Gashi, duhet dënuar edhe për shkelje ligjore, ngase ka shkel Ligjin Nr. 03/L-039, i vitit 2008, për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, përkatësisht Neni 5 i këtij Ligji, ku ndalohen disa aktivitete, në mesin e tyre edhe ndërtimit i hidrocentraleve. Pos këtij Ligji, me këtë rast është shkel edhe Ligji për natyrën dhe Ligji mbi Parkun Nacional.

Investimet në Grykën e Deçanit për ndërtim të tri hidrocentraleve, nga qytetarët e kësaj komune, këtë rast edhe nga Ne, janë investime për favore të manastirit të Deçanit dhe assesi për dobinë ekonomike që mund të kemi.

Vendimi i marr për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve është lejuar nga Manastiri i Deçanit  për përfitime të saja, ndaj nuk është investim për interes kombëtar, që do ishte e pranueshme edhe shkeljet ligjore.

Nisja e hetimeve ndaj këtij ministri, ndaj Dardan GASHIT, jep shpresë dhe shton besim në drejtësi, duke bërë me dije se askush nuk është i paprekshëm për krimet që bën.