-Shënime për vëllimin poetik “Për Ty, Plavë-Guci” i poetit Ramiz Lushaj. Botimet “EMAL”. Tiranë, 2018 –
“Për ty, Plavë-Guci”, nuk është thjesht libër. Brenda tij, autori Ramiz Lushaj ka strukturuar një ngrehinë të bukur dhe funksionale të mendimit historik, artistik dhe estetik e shoqëror jo vetëm të trevave të cilat trajtohen konkretisht.
Ky libër shërben si një hartë tredimensionale ku mund të lexosh e shikosh plot ngjyra ngjarje, njerëz, vende dhe të mbushesh me dashuri për to.
Ramiz Lushaj, me këtë libër ka konsoliduar autoritetin e vet të padiskutueshem në fushën e studimeve historiko-kulturore dhe letrare.
Le të themi pa sforco se tashmë krijimtaria e tij i ngjan një stacioni të rëndësishëm ku udhëtarët mund të furnizohen me dije e dritë për të vazhduar udhët e tyre.
Alfons ZENELI
Poet