Nga Prof. Dr. Lush SUSAJ
Të gjithë e njohin faktin që manipuluesi, karakterizohet nga mendjemadhësia dhe demagogjia e shfrenuar mbi ngjarje dhe realitete të deformuara. Në këtë mënyrë, manipuluesi ose të ka mashtruar ose të ka piketuar për të mashtruar me patjetër. Nga pamja e jashtme, manipulatori është njeri i zakonshëm, prandajë duhet një kujdes pak më i lartë për të kuptuar lajkat, servilizmin, sjelljen e shtirur, ligësinë dhe etjen e tyre për të abuzuar, sunduar dhe vjedhur çdo pronë, çdo të mirë apo çdo arritje shoqërore. Zakonisht, manipulatori zhvillon një demagogji idjote e të shfrenuar, siq thotë populli rrën ditën për djell e pa pikë turpi e sikleti. Kjo ndodh për faktin që pjestarët e shumtë të piramidës manipulatore të administratës, janë karatere të deformuara nga grykësia, nga ndjenja e madhështisë dhe e plotfuqishmërisë së tyre mbi realitetin politik, shoqëror dhe ekonomik. Madje janë aq të paturpshëm dhe injorantë saqe mendojnë që çdo pasuri, çdo vlerë shoqërore, çdo investim dhe kapacitet tekniko shkencor e profesional i vendit, duhet t’i nënshtrohet marrisë së mendjes së tyre të vogël. Sipas kokes së tyre të sëmurë, çdo njeri apo përsonazh i njohur shoqëror, akademik dhe politik duhet të bëhët durtrokitës dhe fasadë për prezencën dhe demagogjinë e tyre manipulative. Më e keqja qëndron tek manipuluesit e ngjitur në krye të institucioneve të larta të shtetit. këta nuk lënë mjet pa përdorur për të zgjatur kohen e tyre manipuluese e korruptive.
Për manipuluesit tonë politikë dhe institucionalë, duket sikur nuk ekziston racionaliteti as ndjenja e përgjegjësisë ndaj premtimeve, ndajë votës dhe misionit zhvillimor që buron prej sajë.
Për manipuluesit dhe demagogët, fajtor janë njerëzit e thjeshtë, është populli që paguan taksa e që duhet të vazhdojë të besojë e të durojë në mashtrimet e tyre e deri në atë fyerjen e përditshme sipas të cilës, në Shqipëri ka punë por nuk ka njerëz që dinë e që duan të punojnë.
Në këtë mënyrë, nga njerëzit e përkdhelur nga jeta e tyre në bollëk e që realisht kurrë nuk janë përballur me të vertetën e punës dhe jetës të shqiptarëve, po bëhët një presion i jashtëzakonshëm demoralizues ndaj njerëzve që janë puntorë e që zotërojnë disa profesione, duke filluar nga ato që kanë të bëjnë me punët e bujqësisë e deri tek ato të fushës së ndertimit dhe të teknologjive të avancuara.
Me të drejtë njerëzit ndihen të fyer nga injoranca e zyrtarëve të cilët dalin përballë njerëzve që u është shkatërruar punësimi nga korrupsioni dhe hadutëria, e në vend që të bëjnë autokritikë e të kërkojnë falje të sinqertë, aludojnë dhe përhapin rrëna të tilla sikur shqiptarët nuk janë profesionistë, nuk janë të arsimuar, janë dembel dhe nuk duan që të punojnë.
Kjo retorikë është e pavërtetë dhe e padurueshme edhe për faktin që, sipas atyre që flasin me këtë gjuhë, në shqipërinë e rilindjeve dhe rimashtrimeve, në këto 28 vite, shqiptarët na janë shndërruar në një formë të denatyruar të species njerëzore që nuk dinë as me shty karrocën, as me punuar tokën, as me ndertuar mure, as me thye gurë me varre, as me prashitur bimët, as me kullotur bagëtinë, etj. Sipas mendjes së tyre të vockël, populli ynë duhet të bëhët urë, të besojë e të bëjë duva për manipulimin, mashtrimin, injorancën dhe dekadencën që buron nga qeverisja pa shpirtë e pa ligje e qunave të rrugicës, e qunave të lagjes apo e qunave të plazhit që nuk kanë asnjë ide dhe as ndjesi për tokën as për jetën e shqiptarëve që varfërohen çdo ditë.
Në këtë kontekst, duket që sundimtarët e sotëm, akoma vazhdojnë të mendojë sikur shqiptarët nuk e dinë shkakun dhe as mënyrën se si u është shkatërruar punësimi, prodhimi, jetesa dhe mirëqënia në vendin e tyre. Realishtë, nuk besoj të ketë njeri në këtë vend që nuk e dinë faktin që kanalet kulluese dhe ujitëse të këtyre 27 viteve nuk u hapën dhe nuk funksionojnë për shkak se investimet e buxhetit të shtetit dhe donacionet ndërkombëtare janë vjedhur pa u parë dhe pa u prekur nga askush përveç atyre që i përvetësuan duke i shndërruar në dosje fiktive të mbushura me fotografi, me shkresa korruptive dhe me konferenca mediokriteti.
Shqiptarët e dinë mirë faktin se si në bujqësin e Kalifornisë, për nga të ardhurat dhe punësimin, vendin e parë e zë blegtoria dhe të dytin vreshtaria, ndërsa në Shqipërinë e ndritur nga rilindjet dhe rimashtrimet, blegtoria dhe vreshtaria kanë prekur nivelet më të ulëta të 1000 viteve të fundit. E gjith kjo ka ndodhur dhe vazhdon që të ndodhë vetëm për shkak se investimet, grantet, projektet dhe donacionet për blegtorinë, për vreshtarinë, për pemtërinë, etj, kurrë nuk shkuan tek puna, tek toka as tek prodhuesi. Në këtë mënyrë, përveç shkatërrimit pa mëshirë të vendbanimeve dhe resurseve tona natyrore, duket që është krijuar edhe papunësia më e madhe dhe më e panevojshme që kemi patur ndonjëherë. Kështu është rritur varfëria, është rritur levizja kaotike e popullsisë dhe po përshpejtohet edhe shpopullimi, duket sikur një lloj spastrimi etnik përmes largimit të rinisë, të fuqisë puntore dhe të kapaciteteve më të mira tekniko-profesionale të vendit.
Ka ardhur koha që demagogët dhe manipulatorët e politikës shqiptare, duhet të bëjnë një pyetje të siqertë ndaj vetës dhe ndajë qunave të hashashit dhe të trotuarit mbi faktin se: si ka mundësi që këta njerëz të lenë pa punë e pa mjete jetese e të përfolur e të fyer nga qeveritarët si dembelë dhe injorantë, sapo arrijnë në Gjermani, Angli, Zvicërr, Suedi, madje dhe në Mal të Zi, etj, arrijnë të punojnë, madje punojnë shumë më mirë se emigrantët e tjerë. Ata dallohen për profesionalizëm të lartë, për njerëzillëk dhe për ndershmëri në punë. Manipulatorët dhe demagogët e politikës së rilindjeve dhe rimashtrimeve të këtyre 28 viteve, pikë së pari, për vetë karakteristikat e zhvillimit të vonuar rural të vendit duhet të analizojnë faktin se përse po vidhen dhe po rrënohen çdo ditë prodhuesit bujqësor të Lushnjes, Korçës, Dibres, Kukësit, Shkodres, Koplikut e të gjithë Shqipërisë që për vite me radhë kanë investuar në bujqësi, në sera, në blegtori, në patate, në vreshta, në pemëtari, etj. Këta njerëz, sipas një profesori izraelit dhe të gjithë vizitorëve të shumtë të zonës, janë profesionistë të një niveli shumë të lartë, por që për shkaqe administrative, si çdo vit tjetër bujqësor, prodhimet e tyre ose i shesin nën kosto ose i hedhin në kanal.
Sipas manipulatorëve dhe demagogëve, përseri fajin e kanë bujqit, sipas kolltukofagëve fajin e ka populli. Sipas politikanëve tonë të dështuar e të turpëruar për situatën e krijuar, punëtori që punon në bujqëesi e kudo tjetër, krahas prashitjes dhe punëve të tjera të përditshme në fermën apo objektin e tijë, duhet të bëjë edhe monitorimin e tregjeve, marrëveshjet për agro-eksportin, duhet të bëjë edhe rajonizimin profesional, edhe standartin dhe çertifikimin e fidanave dhe të paisjeve të tjera bujqësore, etj. Sipas kësaj logjike të sëmurë, administrata ka vetëm një punë, lëshimin pa hesapë të ofezave ndaj popullsisë së lënë pa punë dhe pa mjete jetese për shkak të korrupsionit dhe mediokritetit shtetëror e politik. Nuk duhet të harrojmë se punësimi dhe mirëqënia, gjithnjë janë shkatërruar dhe po shkatërrohen nga korrupsioni dhe vjedhja e investimeve.
Kjo situatë absurde është krijuar për shkak se administrata jonë shtetërore (e çdo niveli), nuk ka as profesionalizëm dhe as aromë meritokracie. Madje edhe në disa raste specifike sikurse është Ministria e Bujqësisë dhe Universiteti Bujqësor, në vend që të ketë bashkëpunim të frutshëm dhe në shërbim të rritjes së efektivitetit të investimeve në bujqësi, blegtori, etj, vazhdohet përseri me atë traditën e njohur të fasadave dhe të zgjidhjeve të gabuara, konspirative e korruptive.
E gjithë kjo situatë e rëndë është realizuar hap pas hapi duke menjanuar qëllimishtë ekspertizën, autoritetin dhe oponencën e mirfilltë shkëncore të departamenteve që mbulojnë fushat specifike të bujqësisë, blegtorisë, sistemimeve, etj. Abuzivizmi dhe korrupsioni fillon me menjanimin e profesionistëve,
E gjithë kjo lojë korruptive, është zhvilluar dhe po zhvillohet përmes shoqatave të krijuara dhe të drejtuara nga vetë zyrtarët e lartë të ministrive që si me magji arrijnë dhe i fitojnë të gjitha projektet, arrijnë që të marrin të gjitha investimet. Të fryrë nga pushteti, ky takem abuzuesish pa shpirtë e pa nderë, arrijnë deri aty që të mendojnë se i dinë të gjitha, mendojnë se vetëm ata duhet t’i bëjnë të gjitha, mendojnë se të tjerët duhet të bëjnë sehir e të durojnë dhe durtrokasin mashtrimet e tyre të përditshme. Puna është krejt ndryshe, ky takem idjotësh, realishtë nuk dinë asgjë më shumë se me ndotë e me helmue ambjentin ku jetojmë, me korruptue, me varfërue, me mashtrue e me manipulue pa frikë e pa marre. Nuk është e rastit që për vite me radhë, të gjitha studimet, investimet dhe projektet në bujqësi dhe në mjedis (padyshim që janë burimi më i madh i punësimit dhe i rritjes së të ardhurave), janë administruar dhe administrohen nga 2-3 njerëz të niveleve të larta që kanë krijuar nga një rrjet shoqatash të korrupsionit, hajnisë dhe fiktivitetit. Nëse, psh, midis ministrisë së bujqësisë dhe universitetit do të kishte një bashkëpunim real, kurrë nuk do të kishim arritur deri në këtë situatë kaotike dhe defaktorizuese për tregun e punës dhe prodhimeve tona bujqësore.
Bashkëpunimi real lidhet me misionin bazë të shkollës, që sipas Luigj Gurakuqit (1912) është:“shkolla në shërbim të mirëqënies dhe të çështjes kombëtare”. Në këtë këndvështrim, bashkëpunimi ka në themel profesionistët e fushave dhe të degëve të bujqësisë që në asnjë kohë e rrethanë nuk mund të bëhëshin dhe as nuk mund të bëhën shkaktarë apo përgjegjës të kësaj situate gati të pashpresë. Në periudhën që populli ynë i mrekullueshëm e quan “koha e Sali Berishës” (kështu shkrihet koha me emrin e përsonazheve dhe periudhave nën pushtime e despotizëm), një grup militantësh e shoqatash të babzitura për donacione e financime, sikur e patën mashtruar ministrin e bujqësisë dhe vetë kryeministrin duke i kerkuar që të financonte mbjelljen e bananës në Lushnje, në Divjakë dhe në zonat e tjera në Jug të Shqipërisë. Edhe në atë kohë folëm hapur dhe fjala jonë u degjua nga ata pak specialistë të ditur që deri në vitin 2013 punuan me përkushtim në atë institucion.
Njëlloj si atëherë, madje në përmasa edhe më të mëdha abuzivizmi, shofim që përseri është hedhur ideja e financimit të kultivimit të Avokados në Divjakë dhe në zonat e tjera të bregdetit. Kështu ka ndodhur dhe do të ndodh sa herë që rajonizmin e kulturave bujqësore dhe orientimin e investimeve në këto fusha (sidomos në vreshta, në agrume dhe në pemë frutore) e bëjnë militantët, veterineret dhe psanjoset që mëzi janë diplomuar për të punuar në ara, e jo për t’u punësuar pa meritë nepër institucionet nga ku duhet të kishim të tjera alternative për prodhimin, eksportet, punësimin, marketingun, rajonizimin, specalizimin e kulturave dhe rajoneve, efektivitetin e investimeve, etj.
Unë nuk pretendoj se kam forcën për të parandaluar përdorimin pa kriter të rreth 100 miljon eurove të adresuara për bujqësinë, ama kam forcën dhe argumentin për të bërë oponecën publike në të mirën e ekonomisë së vendit duke paralajmëruar pamundësinë totale të kultivimit të Avokados në Shqipëri. Këtë e bazoj në dy shkaqe të pamanipulueshme në vite e në shekuj. Së pari, kjo bimë është provuar që të kultivohet në Borsh që në vitet 1970-1980 dhe nuk ka dhënë asnjë rezultat. Së dyti, kjo bimë nuk mund të kultivohet në Shqipëri për shkak se, kjo specie frutore thahet në kushtet e temperaturës së ulët – 2,5oC. Kjo veçori biologjike e avokados e pamundëson kultivimin e sajë në të gjithë Shqipërinë. Me këtë rast, për ata që ngatërrojnë pozicionin gjeografik të Shqipërisë me Jugun e Italisë, me Spanjen apo me Izraelin, po kujtoj faktin që Shqipëria shtrihet midis gjerësisë gjeografike veriore 39º38’ (në jug të Konispolit), dhe 42º39’ (në skajin verior të Vermoshit), ndërmjet gjatësisë gjeografike perëndimore 19º16’ (Ishulli i Sazanit), dhe gjatësisë gjeografike lindore 21º 4’ (fshati Vernik në rrethin e Korçës). Ju kujtoj edhe faktin që, sipas ligjit Bioklimatik të Hobkinsit, 1o gjerësi gjeografike është e barabartë me 5o gjatësi gjeografike, etj, nga ku buron e gjithë ecuria e treguesve klimatik, sidomos rregjimi i temperaturës që përcakton edhe përhapjen e llojeve dhe kultivarëve. Përpasojë çdo qindarkë e shpenzuar për Avokadon, nuk është asgjë më tepër se shpërdorim dhe dështim. Do të jetë një investim me zero impakt, njëlloj si në rastin e ndertimit të serave të domatës dhe kastravecit në zonat ku në vite të veçanta godasin murrlanet, ngricat dhe ciklonet. Është njëlloj si deshtimet me bananën apo me krijimin e vreshtave në zonat që goditën shpesh nga breshëri dhe ngricat e vona tëpranverës, etj.
Për këto e shumë më tepër, demagogjia dhe manipulimi me varfërinë, me punësimin, me profesionalizmin, me meritokracinë, etj, nuk sjellin asnjë të mirë shoqërore. Rruga jonë e zhvillimit kalon vetëm përmes administrimit shkencor e profesional të resurseve tona prodhuese dhe të kapaciteteve tona menaxhuese e intelektuale të vendit. Shqipëria ka profesionistë të njohur e të çertifikuar në të gjitha fushat e prodhimit dhe të administrimit ekonomik e shoqëror. Shqiptarët duan të punojnë e të jetojnë në vatrat e tyre dhe pranë familjeve të tyre. Ka ardhur koha për t’i dhën fund manipulimit irritues mbi investimet, mbi punën, mbi punësimin dhe mbi meritokracinë. Punësimi dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i vendit tonë arrihet duke luftuar korrupsionin në investime dhe duke i adresuar investimet, punët dhe politikat zhvillimore tek profesionistët e jo tek shoqatat e funksionarëve abuzues e mediokër të politikës dhe të shtetit të kapur nga krimi dhe korrupsioni.