Shkrue në 87 vjetorin e LINDJES (1930-10 GUSHT-2017)
1.
Valbonë, mbi shtratin e lotit tand në Fang,
Mbi retë e bardha të dhimbjes në Trokuz
Në shpatën e fjalës e betejave të Binak Alisë,
Në tokën e bekuar të Mic Sokolit e Shaban Binakut,
Në gjirin e tokës së premtuar të Nju Jorkut,
Në derën shekullore tek “Vatra”,..
Përjetohet ikja e Musli Cel Mulosmanit,
Atdhetar e burrë i mirë i kombit…
2.
Musli Mulosmanaj e hodhi hapin ma të madh e ma të largët
Në ikjen e tij engjëllore e yllnore drejt Qiellit…
Globon dhimbja hapësirave të blerta e të kaltra
Në kulla shqiptare të Fangut… e të Nju Jorkut
Në dy anët e Atllantikut,
Në dritë të synit, në lotët e diellit.
3.
Musli Mulosmanaj 87 vite duke ecur me hap të matur,
Cdo rrugë e la të pastër, të hapur…
Ngado la gjurmë të mira, shokë e miq,
Gjithkund ndeshej me vështirësitë,
Gjithnji matej me lartësitë.
Ai iku duke iu lanë një amanet të madh breznive në rritje:
Shqipërinë Etnike…!
Ramiz LUSHAJ.
Kosovë, 4 maj 2017