FATKEQËSIA E KËTIJ VENDI ËSHTË OPOZITA

Letër Kryeministrit Rama

Z. Rama, ose zhduke fare Opozitën, ose mbarësoje, rregulloje, bëje me mend në kokë, bëje të përgjegjshme, të dëgjueshme, ose zhduke fare të paktën edhe për 50 vjet.
Ti i ke mundësitë të gjitha z. Rama.
I ke fuqitë, aftësitë, kapacitetin intelektual, ke lindur për liderr.
Aftësia jote më e jashtëzakonshme është se ti dinë të gënjesh si askush tjetër mbi fytyrë të dheut dhe të të besojnë edhe loptë e jo me veç delet e dhitë.
Gënje. Mashtro sa të mundësh. Ne kemi shumë nevojë. Ky vend ka shumë nevojë për ty. Jo për Opozitë. Nuk ngelemi pa punë e pa bukë pse s’ka Opozitë.
Nëse duhet ndonjë Opozitë sa për sy e faqe, z. Rama dhije një Opozitë me këta mentarët që emëron e dhinë përditë, me këto argatët që thërret në ekrane përditë…

Rexhep SHAHU