Ballina Botë A do të ketë një “mini Kupë Bote”?!

A do të ketë një “mini Kupë Bote”?!

Raportohet se FIFA kërkon të zhvillojë një “mini Kupë Bote” të përbërë nga tetë ekipe çdo dy vite. Duke filluar nga 2026, Kupa e Botës do të zgjerohet nga 32 në 48 ekipe, një lëvizje që ka shkaktuar jo pak polemika.

Tani agjencia Reuters pretendon se ka parë një dokument të presidentit të FIFA-s Gianni Infantino ku sugjerohet një turne që do të zhvillohej çdo tetor ose nëntor një herë në dy vite, duke filluar nga 2021.

Infantino raportohet të ketë thënë se ka investitorë solidë dhe seriozë që janë gati të paguajnë 21 miliard euro për këtë garë.

Nëse propozimi aprovohet, Kupa e Konfederatave do të anulohej dhe do të zëvendësohej me “mini Kupën e Botës”.