Ballina Diaspora Revista “Votra” e Amerikës një buqetë yjesh të shndritshme shqiptare në një...

Revista “Votra” e Amerikës një buqetë yjesh të shndritshme shqiptare në një botë të hapur

 

Revista që mbaj në dorë, është Nr.6 i revistës “Votra” dhe ndodhet në stendat shqiptare.

Revista “Votra” është produkt i shtëpisë botuese “Votra”, e regjistruar në New York dhe me degën e saj në Shqipëri.
Numrat e ISSN -së janë:
Print: 2523-9147
Online: 2523- 9155
Revista “Votra” është një buqetë yjesh të shndritshme shqiptare në një botë të hapur, rrethuar me kufij dashurie, respekti dhe mirënjohjeje për kulturën, traditën, të bukurën dhe pozitive, plot shpresë e besim për të ardhmen.
Ajo është e ndarë në rubrika të ndryshme ku çdo familjar të gjejë veten diku në të.
Kopertina e këtij numri është nderuar nga prezenca e çiftit të artistëve të talentuar Gëzim Nika dhe Angjelina Nika.
Photoshoot për kopertinë është realizuar nga fotografi i mirënjohur Fadil Berisha.
Intervista është realizuar nga gazetarja e njohur Kozeta Turishta.
Kjo revistë është e mbushur me fotografi nga fotografët ndër më të njohurit shqiptarë të cilët kanë ndarë me revistën “Votra” dhe me juve punën dhe talentin e tyre . Emrat e disa fotografëve janë: Fadil Berisha, Alex Selimaj, Shkelzen Rexha, Eliano Kalemi, Ardian Fezollari, Ilir Rizaj, Dritan Haxhia, Lucio Franco Masci, Vitmir Smakaj, Bernard Hasanaj, Ervin Xhakolli, Melisa Dajti, Marsi Bardhi, Bena Dreshaj.
Shumë mirënjohëse për secilin prej tyre!

Artikujt që mund të lexoni në këtë revistë janë shkrime dhe intervista të përcjella nga autorë dhe gazetarë të ndryshëm dhe disa prej tyre janë: Prof. Doc. Gjovalin Shkurti, Bajram Kelmendi, Serbeze Haxhiaj, Shqipe Malushi, Tahir Gjonbalaj, Alma Kodheli, Mariana Bulku, Kozeta Brucaj, Hasnije Kukaj, Gjonbalaj, Kozeta Turishta, Nikollë Loka, Agron Pllumaj, Luigj Camaj, Freskida Miloti, Gela Bulku, Ida Agolli, Brunilda Banushi etj.
Në këtë revistë kemi pasur edhe një intern të talentuar, emri i së cilës është Griselda Marku.

Ju ftoj të lexoni në këtë numër për Korçën e puthjeve, kalldrëmeve dhe serenatave, intervistën me çiftin Nika; dy yje që shkëlqejnë fort veçmas, por edhe më shumë së bashku, Intervistën me Zotin Tahir Balaj mbi tubimin tradicional të verës në Plavë e Guci, Pjesë nga libri  “Shpirti i Arbrit rron” të Prof. Doc. Gjovalin Shkurti, intervistën me çiftin shqiptaro- gjerman të cilët i bashkoi dashuria e vërtetë, realizuar nga Kozeta Brucaj, intervistën me maestron Agron Pllumaj, intervistën me reumatologen Alma Kodheli të realizuar nga gazetarja e njohur Freskida Miloti.
Serbeze Haxhiaj sjell një intervistë shumë informuese mbi shtëpitë e fëmijës në Kosovë dhe birësimet atje, nëpërmjet intervistës me Z. Bajram Kelmendi, drejtor i departamentit për politikat sociale dhe familjes në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenjes Sociale të Kosovës.
Unë kam përcjellë një intervistë me çiftin Pjetër dhe Liljana Gashi, me titullin: “Një martesë e mirë është njëri për tjetrin dhe të dy së bashku përballë botës.”
Në rubrikën e të rinjve kemi studenten e talentuar Layla Luka. Vijohet me shkrimin mbi fotografitë e Ilir Rizaj , Shkelzen Rexha, shkrimi historik i Nikollë Lokaj mbi Margjelën e Bibë Dodës, princesha e Mirditës.
Fjalët e urta përcillen si gjithmonë nga e jona Gela Bulku dhe revista mbyllet me poezitë e poetit Dode Kacaj dhe fotografitë nga Malësia e Madhe të fotografit Alex Selimaj.
Faleminderit nga zemra ime të gjithë stafit, kontribuesve, sponsorve që e bëjnë të mundur që revista “Votra” të vazhdoje e pasur, cilësore dhe shqiptare sepse ajo është vendi ku çdo brez ka vlerë! Ju duam! _