KEMI 30 VJET QË PRESIM BASHKIMIN EUROPIAN…

Nga Elena KOCAQI – pedagoge në Universitetin e Durrësit

Rekomandimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë është shumë i vonuar dhe nuk ngjall asnjë emocion, se duhet të ishte bërë prej kohësh. Ky status është dhënë për dy faktorë kryesor.

1.- Strategjik, ku Shqipëria dhe shqiptarët janë çelsi i stabilitetit të Ballkanit.

Madje për shkak të kësaj pozite Shqipëria duhet të ishte tashmë antarë edhe pse nuk e meriton sepse vendet e Evropës Lindore nuk e kanë merituar. Evropa ka frikë nga ndonjë ndërlikim politikë në Ballkan,

2- Një faktor tjetër është që të pengohet bashkimi politik i shqiptarëve në një shtet qoftë federativ, pasi shikohet qëndrimi që mban BE ndaj shqiptarëve të Dardanisë në lidhje me Lëvizjen e Lirë. Edhe pse dhanë 8.200 hektarë tokë nuk ua dhanë vizat, madje kjo ju prishi punë, sepse nuk ngjall simpati, ai që fal tokën e të parëve për një favor, madje ai nuk meriton asgjë. Pra, me këto negociata synohet paqja dhe qetësia e vet Evropës dhe ruajtja e status quos në Ballkan.

Kjo puna e Evropës është prit gomar të mbijë barë, ndaj shqiptarët duhet të rrisin ekonominë dhe të integrohen kombëtarisht me njëri-tjetrin dhe të mos mbajnë shpresa tek BE. Kemi 30 vjet që presim dhe do presim edhe 20 të tjera dhe në fund nuk i dihet, ndaj e ardhmja jonë është puna në vendin tonë dhe jo ëndrra me sy hapur.