Ballina Kulturë SHKOLLA E HOTIT

SHKOLLA E HOTIT

Nxanësit e saj të mirë
I ngjitën lartësitë në Prishtinë, Tiranë. Amerikë.
Tani tek dera e në klasa nuk lëvizin as minjtë.

Hyra brenda saj
Me frikën se më zenë çatia.
Me frikën se më ndëshkon Historia.

As zogjtë nuk vijnë të këndojnë tek dritaret
Germat shqipe nuk kanë Festë të Abetares.

Toka, gurët, lisat flasin shqip
Shkolla e rrënuar e Hotit
E mbetur jetime pa fëmi.
E dënuar nga qeveritë në Malin e Zi!

E mora lotin e lumit të Hotit me veti.
Një fjongo e zezë,
Tek dera e shkollës më mbeti…!

Ramiz LUSHAJ.

Hoti i Moçëm në Plavë, 23 prill 2018