LUTJE, VLERËSIME E NDERIME SHQIPTARE, PËR TY, BARBARA BUSH….!

BARBARA BUSH, në moshë 92 vjeçare, gjendet me shëndet tejet të përkeqësuar, përndryshe: në fund të jetës së saj…

BARBARA BUSH, Ish Zonja e Parë e Amerikës, është bashkëshortja e Presidentit të 41-t të Amerikës, Xhorxh H. W. BUSH; nana e Presidentit të 43-t të Amerikës, Xhorxh W. Bush, dy nga miqtë ma të mëdhenj të Shqipërisë, të Kosovës, të Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë.

Ndaj – ashtu sikurse repblikanët e demokratët e Amerikës, edhe Shqiptarët kudo në Botë lutemi në këto çaste për shëndetin e për jetën e BARBARA BUSH, vlerësojmë e nderojmë kontributet e meritat e BARBARA BUSH – Mike e Mirë e Shqiptarëve.