Ballina Kulinari Receta e ditës/ Gurabija me karamel dhe çokollatë

Receta e ditës/ Gurabija me karamel dhe çokollatë

Përbërësit:

2,5 gota miell

125 gr margarinë

1/2 gotë niseshte misri

1/2 gotë sheqer

1 vezë

1 lugë gjelle uthull

1 lugë gjelle kos

1 pluhur pjekje

1 lugë vaj vegjetal

 

Për karamele:

150 gr margarinë

1 gotë sheqer

1 lugë gjelle ujë

100 gr çokollatë

 

Përgatitja:

Miellin hidheni në një enë, pastaj ia shtoni përbërësit e tjerë.

Nga masa e përgaditur formojmë topëza të vogla të cilat i vendosim në tepsi.

Gurabijat e pjekura i lëmë për ftohje dhe fillojmë ta përgatisim karamelin.

Në tigan e vendosim margarinën, sheqerin dhe ujin rreth 10 minuta e përziejmë në temperaturë mesatare.

Karamelin me ndihmë të lugës ia hedhim gurabijave, pastaj ia shtoni edhe çokollatën e shkrirë.

Kur të ngrihet çokollata atëherë gurabijat janë gati.

Ju bëftë mirë!