Përbërësit:
400 gr fileto pule
100 gr proshutë koto
100 gr gorgonzola
2 degëza borzilok
50 gr arra
1 gotë verë e bardhë
30 gr gjalp
miell
vaj
kripë, piper
Përgatitja:
Bashkoni në një mikser arrat me gjethet e borzilokut bashkë me gorgonzolën dhe grijini derisa sa te keni një përbërje homogjene. Shtrini filetot e pulës dhe mbuloni çdonjërën me një fetë proshutë koto sa madhësia e filetos duke lënë te lirë 1 cm në cep. Në qendër të çdo filetoje hidhni përbërjen që përfitohet dhe palosini anët e mishit, për të qenë të sigurt se përbërja nuk do te dalë gjatë gatimit fiksoni anët e mishit me shkopa të vegjël.
Kaloni filetot e mbushura në miell dhe skuqini në një enë me gjalp dhe pak vaj për rreth 2 minuta. Ktheni mishin, kriposeni dhe aromatizojeni me piper dhe lëreni të skuqet dhe nga ana tjetër. Me pas lagini me verë dhe vazhdoni gatimin dhe për pesë minuta. Eliminoni shkopat e vegjël nëse i keni përdorur, pluhuroseni mishin e përgatitur me borzilok të grirë dhe shërbejeni.