Helen Armitage, një gazetare angleze, në një shkrim të saj ka renditur dhjetë vendet më të bukura shqiptare që sipas saj ia vlen të vizitohen.
Ajo shkruan: “Shqipëria është kthyer shpejt në një destinacion referencë për të pasionuarit e udhëtimeve. Ajo ndërthur bukur modernen me tradicionalen duke u kthyer në një destiacion “must” të Europës. Kemi udhëtuar në shumë qytete, në ato më të bukurat, duke filluar nga qyteti muze i Gjirokastrës e deri në fshatin e vogël dhe të bukur të Thethit”.
Gjirokastra
Një pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO. Gjirokastra njihet për arkitekturën e saj fine, otomane, ndër shembujt e pakët të mbijetuar deri në ditët e sotme në rajonin e Ballkanit.
Lin
I vendosur në një gadishull të vogël në brigjet perëndimore të liqenit të Ohrit, fshati piktoresk i Linit ndan Shqipërinë nga Maqedonia fqinje. Është një destinacion që duhet të eksploroni kur të vizitoni juglindjen e këtij vendi.
Kruja
Ndodhet vetëm 32 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Tiranës. Qyteti historik mburret me një nga pazaret më të mëdha të vendit.
Saranda
Është qyteti jugor i Rivierës Shqiptare, një qytet i gjallë turistik dhe një nga destinacionet më popullore të vendit.
Berat
Berati është gjithashtu një pasuri botërore që mbrohet nga UNESCO. Përfaqëson gjithashtu një model të ruajtur më së miri të arkitekturës otomane.
Theth
I shtrirë në pjesën veriore të Shqipërisë, Thethi qëndron jo larg nga kufiri me Malin e Zi. Është një fshati i vogël malor për të cilin ka shkruar edhe shkrimtarja britanike Edith Durham e cila e vizitoi gjatë fillim të shekullit 19.
Ksamili
Ksamili gjendet 17km në jug të Sarandës, ka tre ishuj, ëndërrimtarë të përshkueshëm me not dhe dhjetëra bare dhe restorante buzë detit, të cilat kryesisht hapen gjatë sezonit të verës.
Dhërmiu
Plazhi i Dhërmiut është me të vërtetë në ekstazën e turistëve gjatë verës: i tejmbushur, muzikë e lartë dhe gjysma e Tiranës plandoset në plazh. Pavarësisht kësaj, aty është shumë bukur të jesh, pasi plazhi është i gjatë, dhe madje edhe në kulmin e verës mund të gjesh plazhe shkëmbore të qeta, të dashura dhe të pastra.
Korça
Qyteti njihet pë lagjet tipike, të përbëra nga shtëpi dhe vila të ulta të shtruara me kalldrëm. Qyteti ndryshe është quajtur si “Parisi i vogël”. Në qytet gjenden disa muze kombëtar të rëndësishme, si “Muzeu i Arsimit” ( i vendosur në ndërtesën ku u çel shkolla e parë shqipe), “Muzeu Kombëtar i artit mesjetar”, “Muzeu prehistorik”.., etj.
Shkodra
Shkodra është qyteti më i madh dhe më i rëndësishëm në veri të vendit, i pasur me histori të larmishme, i shtrirë buzë liqenit me të njëjtin emër. Atraksionet dhe qendrat për t’u vizituar janë të shumta si Muzeu ‘Marubi”, muzeu i fotografisë, kështjella mistike e Rozafës, rrugët dhe lagjet tipike gati-gati të stilit venecian.