Ballina Bota Sulejman GJANA NË PARLAMENTIN EUROPIAN NË BRUKSEL

Sulejman GJANA NË PARLAMENTIN EUROPIAN NË BRUKSEL

Sot, në Parlamentin Europian në Bruksel, në Tryezën mbi Ballkanin Perëndimor që organizoi ALDE nën kryesimin e Eurodeputetit Hans van Baalen, Kryetar i partisë ALDE (Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën) dhe me prezencën e Komisionerit Hahn.

Presim me padurim këtë vit hapjen e negociatave me Shqipërinë ! Kur të ndodhë ky përparim, pushteti në Shqipëri nuk duhet ta konsiderojë si trofe të saj dhe ta politizojë këtë çështje për llogari politike dhe elektorale. Për më tepër, politika (mazhoranca dhe opozita) duhet të jetë më e kujdesshme në interesin e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë dhe mos ta politizojë më axhendën europiane të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, liberalizimi i vizave për Kosovën kërkon akoma punë dhe edhe pak kohë dhe durim nga qytetarët e Kosovës…

Shënim:
ALDE përfaqësohet në Parlamentin Europian nga një prej grupeve kryesorë të së Djathtës (me 68 Eurodeputetë) dhe në Komisionin Europian me 5 Komisionerë ndërsa numeron aktualisht, nga radhët e veta, 8 kryeministra në vendet anëtarë të BE.
PLL është prej vitesh një partner i ALDE.