Çdo suedez pi mesatarisht 180 filxhanë kafe në vit. Përse banorët e këtij vendi verior janë amatorë aq të mëdhenj të kafesë, të kësaj pijeje jugore?
Ja, ç’tregon një kronikë e vjetër: Një herë mbreti i Suedisë Gustavi I u fali dënimin me vdekje dy vëllezërve binjakë që kishin kryer një krim të rëndë dhe e zëvendësoi dënimin me burgim të përjetshëm. Por u vuri një kusht: një prej vëllezërve duhej të pinte vetëm çaj gjer në vdekje dhe i dyti vetëm kafe për të përcaktuar kështu se cila nga këto dy pije është më e dëmshme.
Vëllai që pinte çaj vdiq në moshën 83 vjeç, ndërsa tjetri ja kaloi katër vjet. Që nga ajo kohë, thonë me shaka suedezët, kafeja u bë pija më e adhuruar në vendin e tyre.