Ballina Kulinari Receta e ditës/ Krepa me çokollatë dhe banane

Receta e ditës/ Krepa me çokollatë dhe banane

Përbërësit:

1/3 filxhan çaji ujë

1 filxhan çaji qumësht

2 vezë

1 lugë kafeje me kripë

1 lugë kafeje me sheqer

1 filxhan çaji me miell

pak vanilje

 

Për mbushje:

350 gr çokollatë gatimi

1 dhe 1/2 filxhan çaji pana dhe 1 banane

 

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit e krepave i hedhim në një tas të thellë, i përziejmë mirë e mirë me tel kuzhine dhe e lemë në frigorifer për 1 orë, më pas marrim tiganin dhe e lyejmë me vaj, shumë pak vaj dhe hedhim një garuzhde nga brumi dhe e hapim mirë, e skuqim në të dyja anët, kështu veprojmë deri kur të mbarojmë brumin.

Përgatisim mbushjen: Shkrijmë çokollatën bashkë me 2 lugë gjelle gjalp, sapo të shkrihet e heqim dhe i hedhim panën, e përziejmë dhe lyejmë krepat të gjitha, grijmë edhe bananen dhe i mbledhim në formë krepash.

Ju bëftë mirë!