Barcelona është duke u akuzuar nga UEFA në lidhje me një incident të tifozëve gjatë fitores së tyre në Ligën e Kampionëve 4-1 kundër Romës.
Kjo pasi një grup i tifozëve hodhën tollumbace të verdhë në fushën e Camp Nou.
Hedhja e tollumbaceve u pa si një akt proteste ndaj qeverisë spanjolle për burgosjen e politikanëve katalunas.
Pagine Romaniste shkruan se iniciativa ishte promovuar nga Komitetet e Katalunisë për Mbrojtjen e Republikës në mediat sociale.
UEFA pretendon se rregullat disiplinore janë thyer nga ky incident.
Trupa e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës do të mblidhet më 31 maj për të përcaktuar dënimin e klubit.
Ndeshja e dytë e çerekfinales mes Romës me Barçën do të luhet në Olimpico të martën. /Telegrafi/