Përbërësit për brumin:
150 gr. miell gjysmë i bardhë
150 gr. miell integral
½ lugë kripë
1 pako tharm të thatë
2 lugë vaj ulliri
200 ml ujë të vakët
Përbërësit për mbushjen:
rrush të kuq apo të zi
20 gr. gjalpë
10 gjethe të freskëta sherebele
200 gr. djathë i integruar
50 gr. gorgonzola e grimcuar
50 gr. arra të imtësuara
kripë dhe piper i bluar
Përgatitja:
Për brumin, përzieni mirë të dy llojet e miellit dhe kripën, në mes të miellit krijoni një vrimë të thellë dhe hidheni tharmin e thatë. Përzieni mirë dhe shtoni vajin e ullirit. Gatuani brumin dhe lëreni të rritet për të paktën gjsymë ore. Gjatë kësaj kohe, lani dhe pastroni rrushin. Paraprakisht, ngroheni furrën në 250 gradë. Në një tenxhere të vogël, shkrini gjalpin dhe rreth 2-3 minuta skuqni gjethet e sherebelës. Ngadalësoni zjarrin dhe hiqni gjethet e skuqura duke e fshirë yndyrën e tepërt. Tek gjalpi, shtoni rrushin dhe përzieni mirë. Largojeni mënjanë.
Hidhni letër për pjekje nën brumin e picës. Hidhni sasinë e caktuar të djathit të integruar dhe gorgonzola e më pas renditni kokrrat e rrushit dhe në fund fare spërkatini me arrat e grimcuara. Sipas nevojës hidhni kripë edhe piper. Piqeni për rreth 15 deri 18 minuta. Hiqeni nga furra dhe spërkateni me gjethet e skuqura të sherebeles.