Qyteti i Lashtë,
Lagja e Thatë,
Pallati i Bardhë,
Shkalla e Shtatë,
Kati i Gjashtë,
Hyrja e Parë…
Çelësi në bravë,
Portën hap…
Ti hyn pa fjalë.
(Çelësi, jashtë)…
Brenda, bashkë
Me Botën e Mbrapshtë,
Pi verë për Pashkë.
Çelësi në çast,
Kyç derën nga pas
Dhe ngjitet ngadalë
Në qiellin e lartë.
Hap portën e Artë,
Të hyjmë në Parajsë…
Demir GJERGJI
Tiranë