Ballina Muzikë “Despacito” 5 miliardë klikime në YouTube

“Despacito” 5 miliardë klikime në YouTube

Kënga “Despacito” ka thyer të gjitha rekordet, duke lënë pas edhe talentet më të mëdhenj të muzikës botërore. Hiti i Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, është kënga me më shumë klikime e të gjitha kohërave në YouTube. “Despacito” ka arritur të marrë plot 5 miliardë klikime në YouTube, duke thyer kështu rekordin e radhës dhe duke shënuar një tjetër sukses. Por nuk mbaron këtu, ajo është edhe  kënga më e shitur dhe më e parë në streaming, ku qëndron dhe kënga më e dëgjuar.

Në klasifikimin e klikimeve në Youtube, ‘Despacito’ ka lënë me diferencë pas “See You Again” e Wiz Khalifa dhe Charlie Puth që ka marrë 3.49 miliardë shikime, ndërsa në vendin e tretë është “Shape of You” e Ed Sheeran me 3.41 miliardë klikime.