Agjensia Ruse për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Rospotrebnadzor, ka njoftuar se ka gjobitur 539 hotele për rritje të çmimeve në qytetet ruse që do të jenë mikpritëse të ndeshjeve në Kampionatin e fubollit për Kupën e Botës.
Përmes një deklarate të sotme Rospotrebnadzor ka thënë se gjobat janë vënë pasi inspektimit të rreth 11,400 hoteleve në qytetet si Moska, Shën Petersburg, Soçi, Kazan, Saransk, Kaliningrag dhe shumë qytete të tjera:“I kemi regjistruar rreth 539 raste të rritjes së çmimeve të akomodimit, derisa i kemi pasur rreth 110 raste të hoteleve që nuk kanë pasur çertifikata të nevojshme”. Në total hotelet duhet të pagujnë rreth 76,000 dollarë.
Ndeshjet e futbollit për Kupën e Botës do të mbahen nga 14 qershori deri më 15 korrik në 11 qytete ruse. Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Rusisë dhe Arabisë Saudite më 14 qershor dhe do të mbahet në Stadiumin Luzhniki në Moskë.