Kushtim në 73 vjetorin e (pa)harruar të Masakrës të Tivarit
E kam trupin krejt me varrë
Pesë mijë i mora në Tivar…
Si vendbanimet shenjue në harta
Trupi im i ka pesë mijë masakra
Pesë mijë vjet në histori
Varrët ma banë trupin kuq e zi.
Nga antikiteti deri në Recak
Trupi ende më kullon gjak…
Pesë mijë masakra si ajo në Previ
Eca në kohëna si Gjergj Elez Ali…
Pesë mijë masakra m’i banë barbarët…
Martirëve të mi ua di vendet, historitë,varret…
M’i lanë idealet, andrrat, plagët…genin shqiptar.
Eci në pesë mije vite me pesë mijë Tivarë…
Ramiz LUSHAJ
Tiranë, 31 mars 2018