Yakutsk është kryeqyteti i Republikës Sakha që është pjesë e Rusisë. Ky vend njihet edhe si qyteti më i ftohtë në botë. Asnjë vend tjetër në Tokë nuk i përjeton këto temperatura ekstreme. Megjithëse temperaturat gjatë verës së shkurtër mund të tejkalojnë 29° C, temperaturat e dimrit rregullisht bien në -40 ° C dhe më e ulëta e regjistruar ndonjëherë ishte -64 ° C.