Nga data 30 mars deri në 2 prill 2018 në Firence të Italisë u zhvillua kampionati i futbollit për moshat U-9 dhe U-11. Ky kampionat njihet nga UEFA dhe Federata italiane.
Vogëlushët e Vlorës të udhëhequr nga trajneri talentuar dhe plot pasion Besi Shabani shkonin në këtë kampionat pasi ishin shpallur për dy vjet rresht kampion të Ballkanit në kampionatin që ishte zhvilluar në Greqi.
Në këtë kampionat në Itali Academy Junior Vlorë falë përgatitjes profesionale dhe edukatës së lartë sportive në përfundim u renditën në vendin e tretë midis 60 ekipeve të njohura italiane dhe tre ekipeve të vendeve të tjera.
Ekipi U-9 kishte në përbërje këta futbollistë: Rajan Begaj, Brian Xhindi, Igli Budo, Brendo Meçaj, Klevis Lamani, Flavio Kuçuku, Amos Malaj, Xhoel Mezani.
Ekipi U-11 kishte në përbërje këta futbollistë: Brajan Brahimaj, Klevis Piperi, Stiven Begaj, Dejvi Shameti, Rinald Karalliu, Erik Velaj.
Bjorni Hoxhaj, Rei Rexho, Kleu Allushaj, Flavio Fdemi, Salarion Memushaj, Enea Meci, Mateos Mefollari, Nelvis Haderaj, Merjol Isufaj.
Në fazën e grupeve Akademia Junior Vlore i fitoi të tre ndeshjet: me Neo Napoli 6-3, me Fiorentina AK 3-2 dhe Young Boy Zvicer 1-0 dhe kaloi në fazën gjysëmfinale.
Në fazën gjysëmfinale fitoi me Cezena Club 4-2 dhe humbi me Milan Ak 0-2. Pas këtyre rezultateve në gjysëmfinale Akademia Junior Vlorë luajti me Neo Napoli për vendin e tretë dhe te katërt, ndeshje e cila përfundoi me fitoren e vogëlushëve vlonjatë 0-2.
Në këtë kampionat Akademia Junior Vlorë mori dy kupa: Ekipi U-9 fitoi kupën Fairplayer për edukatën sportive për t’u admiruar dhe Ekipi U-11 fitoi vendin e tretë dhe kupën e bronxit.
Arritjet e vogëlushëve të Vlorës në sajë të përkushtimit dhe pasionit të trajnerit Besi Shabani dy vjet rresht kampiponë të Ballkanit me ndeshje të zhvilluara në Greqi dhe një vit në Itali përbën një ngjarje me rëndësi jo vetëm për qytetin e Vlorës por më gjerë.
Këto rezultate duhet të terheqin vëmendjen e autoriteteve shtetërore në Vlorë dhe te Federatës së Futbollit, pasi dihet e përsëritet se rezultatet në futboll shihen, njihen e fillojnë të vezullojnë që në këtë moshë, ndryshe në futboll nuk do të kemi rezultatet e dëshiruara.
Po kështu Ministria e Arsimit duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës për të ndihmuar, përkrahur dhe stimuluar trajnerin dhe këta femijë që nderuan Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.
Për më tepër informacion mund të merret në faqen e Facebooc “Flamurtari Akademi Junior”