1. Kosi: Personat të cilët konsumojnë tre here në ditë kos me proteina të larta dhe pak sheqer, kanë një trup më të shëndetshëm dhe elegant.
2. Djathi: Njihet si armiku më i madh në procesin e dobësimit. Por djathi me pak kalori i shoqëruar me kraker me pak kalori, ju ndihmon të qëndroni të ngopur për një kohë të gjatë.
3. Kanella: Përdorimi i kanellës mbi tërshërën e konsumuar në mëngjes apo mbi tostin me drithëra do të pengojë rënien e sheqerit pasdite dhe në të njëjtën kohë do të parandalojë rritjen e insulinës.
4. Greifurt: Në një analizë të realizuar në vitin 2006 në Gjermani, konsumimi i gjysmë greifurti para çdo vakti ose pirja e lëngut të greifurtit tre here në ditë, ndihmon në humbjen e kilogramëve.
5. Tërshëra: Të jep ndjesinë e ngopjes dhe fryrjes. Një tas me miell tërshëre ndikon në mbajtjen në trup të 3 gotave me ujë.
6. Molla: Ndikon në aktivizimin e zorrëve.
7. Shalqiri: Një tas me shalqi të pasur me ujë dhe vitaminë C përmban vetëm 80 kalori.
8. Sardelet: Sardelja është produkti më i shëndetshëm dhe shoqëruesi më i mirë në procesin e dobësimit. Para së gjithash sardelja është një produkt i mbushur me proteina dhe zotëron veçorinë e ekuilibrimit të sheqerit në gjak. Ju ndihmon të rinovoni metabolizmin.
9. Kungulli: Është një nga produktet më të mira që ndihmon në dobësim. Veçanërisht kungujt e mbajtur në trajtë konserve për një kohë të gjatë janë të pasur me fibra dhe përmbajnë 40 kalori. Në bazë të të dhënave të marra nga studime të ndryshme, fibrat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut dhe ndihmojnë në kontrollimin e peshës trupore.
10. Kornflakes të pasur me fibra: Studimet kanë treguar se një tas me kornflakes në mëngjes pakëson oreksin tuaj.
11. Kajsi e thatë: Kajsia e thatë është një nga ata ushqime që mund ta konsumoni kur të doni dhe ku të doni. Konsumimi i 6 kajsive në ditë ndihmon në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe ju jep ndjesinë e ngopjes.
12. Boronicat: Si një nga ushqimet më popullore të kohëve të fundit, boronicat janë edhe me pak kalori dhe të shëndetshme. Boronicat që mund t’i mbani në çantë janë ideale për të kaluar krizat e urisë.
13. Hudhra: Hudhra do të mbrojë mëlçinë nga lëndët toksike dhe si rezultat i qetësimit të mëlçisë edhe dobësimi do të jetë më i shpejtë dhe më i lehtë.
14. Mushkëritë: Mushkëritë i japin trupit vitaminën B5. Vitamina B5 zotëron veçorinë e rritjes së kapacitetit të djegies së yndyrës dhe për këtë arsye duhet të përdoret gjatë dobësimit.
15. Rrushi i thatë: Vitamina C në trajtë koncentrati e gjendur tek rrushi i thatë do t’ju ndihmojë dhe lehtësojë rrugën e dobësimit.
16. Angjinar: Angjinari është i pasur me potasium, kalcium, magnez, vitamina A, B1 dhe C. Mbron mëlçinë nga intoksinimi i krijuar nga ilaçet apo alkooli . Është një produkt i cili ndikon në uljen e niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve. Mund të përmbajë veçori të cilat ndihmojnë në ekuilibrimin e oreksit dhe në tretjen e ushqimit. Ky ushqim i shijshëm që pastron trupin dhe veçanërisht mëlçinë është i dobishëm dhe në djegien e yndyrës.