ZOTI IM TË MË TAKONTE NJËHERË ME LUMTURINË!

Mall aspak për vitet që shkuan,
E aspak frikë për ato që do vinë ,
Një gjë Zoti im nuk ma realizoi ,
të më takonte njëherë me lumturinë!

Një ditë do të ik pishman prej botës ,
bashkë me verë, cigare e kollen e thatë,
tuj shpresu se në fund në ferr a parajsë
do kem një takim me lumturinë e ngratë!!

Guxim ALIMANI

14 shtator 2016