MICI – MIKU YNË HASJAN NA PASKA NDRRUAR STATUS E PROFESION: NË GJENDJE ARRESTI DHE “VANDAL” (!)

Nga BASHKIM NGJECI  – Krumë, Bashkia  e HASIT

Absurdi i ditës:  Mici – miku i gjithëpranuar i politikës e politikanëve e administratës lokale, fjalëpaki e shahiri 24 karat, na paska ndërruar status e profesion: në gjendje arresti dhe “vandal”!!!

Mici jonë (hasjani ynë) në Kukës ngujohet me forcën e urrejtjes duke e privuar nga e drejta për të qënë protestues i lirë, për fjalën dhe mendimin e lirë !!!

Mici (La Rexhep) gojë ambël, që relaksonte mbarë elitën politike (të djathtë e të majtë) të stresuar nga angazhimet (të cilëve ua lexonte mos rehatinë), si për supersurprizë akuzohet “vandalist” e “terrorist” me precedentë të kahershëm problematik për pushtetarët e majtë, pikërisht për gjetjet e tij pikante, që i vinte me shpatulla për muri para se të pinin kafen rutinë tek Bar “Amerika”.

MICI – është kampion i fjalës dhe i mendimit të lire, që se kurseu dhe në Protestën e Rrugës së Kombit, pikërisht për të mos cënuar, Lëvizjen e Lirë.

Ai, krahasimin me Katalonjën, e bën pikërisht në momentin e kohën e duhur para mediave vendase e të huaja për shkak të mënyrës së bërjes opozitë me mendje e diplomacinë tradicionale, pasi do të ishte i privilegjuar të gjëje mënyrën e refuzimit politik të bashkëjetesës me “Perandorinë e taksave e taksidarëve”, pasi realisht dhe etnikisht Mici ynë asht asell dardan në gen e në gjakun e tij. Po, ja që s’u lejoka kjo, sepse bie ndesh mbase dhe me Erdoganin që dashka të na rreshtojë sipas mënyrës së tij !!!

Mici ynë, hasjani ynë, e kanë të vështirë me të ndryshuar në mendje e në shpirt.

 Sigurisht, jemi të bindur se Mici ynë merak të vetëm këto ditë të arrestit të tij të padrejtë në burgjet e Tiranës ka ecurinë e mbarëvajtjes së Protestës deri në heqjen e plotë të taksës në Rrugën e Kombit.

Ai e ka këtë merak më të madh se sa situatën para së cilës ndodhet momentalisht në gjendje arresti e me akuza absurd. Ai, me stoizëm, përfaqëson më së miri Hasin e Lumën !

Liri dhe hapësira për Micin tonë të dashur!