Një humorist i dëgjuar tregon për një të ri, i cili duke u takuar për herë të parë me një vajzë ende të bukur, por të majme i thotë: “Ah, sikur të të kisha njohur 15 kg më parë”. Edhe mjeku i kohërave tona kur një i ri i shkon për vizitë me këmbët e veta, por i semurë kronik duhet t’i thotë: ” sikur të kishe ardhur 15 vjet më parë”. Njeriu prej natyre është gjithëngrënës, si i tillë ai duhet të ushqehet edhe me produkte shtazore, edhe me produkte bimore. Nga produktet shtazore merr të gjitha proteinat e nevojshme ndërsa nga proteinat bimore merr të gjitha (mjeshtëritë) që vendosin (proteinat) në qelizat edhe indet e organizmit siç janë vitaminat, enzimet, kripërat minerale, pa lënë mënjanë dhe sheqernat e proteinat që ato i kanë ne sasira të domosdoshme. Mishi në përgjithësi duhet konsumuar në mënyrë të kufizuar. Peshku është më i lehtë për t’u asimiluar nga organizmi i njeriut, ndërsa qumështi dhe produktet e tij janë të domosdoshme në dietën ditore të njeriut për të plotësuar një pjesë të mirë te proteinave me origjinë shtazore. Pra një regjim lakto-vegjetarian, i shoqëruar me pak mish e peshk do të ishte ushqimi ideal për të ruajtur shëndetin, peshën trupore normale dhe bukurinë fizike. Nuk duhet lënë pa përmendur se të gjitha këto duhet të shoqërohen me ajër të pastër dhe te freskët, me ujë të mirë natyror, me pastërti shembullore, me dritën e diellit dhe me banesë të rehatshme. Proteinat janë vërtetë ” tullat e jetës”, por kur mbi një mur vendosen shumë tulla dhe të pa lidhura siç duhet me llaç, gëlqere etj, muri rrëzohet dhe na zë brenda. Prandaj duhet të përdoren gjithmonë me masë dhe të shoqëruara me produkte ushqimore me origjinë bimore. Proteinat, përveç hidrogjenit, karbonit dhe oksigjenit, në molekulat e tyre përmbajnë edhe azote, disa të tjera edhe sulfur. Mënjanimi i azotit ose sulfurit gjatë oksidimit të tyre në organizëm, përbën një vështirësi të madhe për disa organe trupore, duke ndikuar kështu në plakjen e parakohshme të tyre.
Aktualitet
Ballkani përfshihet nga stuhi të forta bore
limit -
0
Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë ishin pa energji elektrike të martën për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe erërave të...