Ballina ED/OP KONSUMATORI SHQIPTAR PAGUAN 94 PËR QIND TË ARDHURAVE TË BUXHETIT TË SHQIPËRISË,...

KONSUMATORI SHQIPTAR PAGUAN 94 PËR QIND TË ARDHURAVE TË BUXHETIT TË SHQIPËRISË, NDËRSA BIZNESI VETËM 6 PËR QIND

Nga Elena KOCAQI – pedagoge

Kapitalizmi Modern në radhë të parë është MERITË, CILËSI dhe KONKURENCË, që do të thotë që më i miri fiton në treg dhe ku monopoli quhet i paligjshëm. Ky kapitalizëm nuk ka asnjë lidhje me perceptimin komunist të kapitalit që kanë shqiptarët. Kapitalizmi shqiptar është e kundërta e atij Perëndimor është pa meritë, pa cilësi dhe pa konkurencë.

Pse?

1.-Shqiptarët kanë monopol pothuajse gjithçka në ekonomi dhe nuk ka KONKURENCË , ku biznese të mëdha dhe të mesme që nuk kanë lidhje politike kanë dal nga tregu vitet e fundit dhe ato që kanë mbetur rropaten dhe nuk konkurojnë dotë përball biznëseve politike.

2- Pjesa më e madhe e këtyre biznesmenëve suksesin nuk e kanë tek MERITA, pasi njerëzit më të shkolluar në këtë vend që duhet të ishin të parët në treg as janë në treg fare por kur shkojnë jashtë arrijnë në maj dhe kjo është humbje katastrofike për vendin. Mertita e vetme e tyre është lidhja me politikën e cila qëndron realisht pas tyre.

3- CILËSIA e produktit është skandaloze përball produktit evropian, ku mallrat shiten me një çmim 3 fish të Evropës me një cilësi gati helmuese. Duke pasur monopolin pa konkurencë, këtyre nuk u duhet cilësia, sepse e kanë tregun e garantuar. Lufta sot bëhet për treg. Mallrat e cilësisë së mirë blihen në Perëndim disa herë më lirë se mallrat e fallcifikuara që shiten në Shqipëri. Kjo e rrit fitimin e tyre me fish.

4- Sikur të mos mjaftoj kapja e gjithë tregut, tani ka dal moda e re me koncension ku kapitalisti shqiptar vetëm fiton dhe kontributi i tij në buxhet është gati qesharak. Koncensioni i tipit shqiptar nuk ka asnjë lidhje me koncesionin kapitalist ku kapitalisti investon dhe pret të marr të ardhurat, këtu kapitalisti nuk investon asgjë por premton se do investoj nëse do mbledh të ardhura dhe shpesh këto kanë përfunduar me vjedhje marramendse të pasurisë publike siç ka ndodhur tek Kompanitë e huaja të naftës. Koncensioni është fitimi i qindra milionëve dollarë të garantuara nga pushteti. Në këtë mënyrë çdo shqiptar bëhet milionerë pa investuar asgjë, por jo behën vetëm disa.

Si shembull për kontributin e Biznesit po marr të ardhurat në Buxhet për vitin 2014, ku tregohet se kontributi i tyre është 6%.

Të ardhurat në rreth 94% te Buxhetit të shtetit të Shqipërisë paguhen nga KONSUMATORI dhe vetëm tek 6% paguhen nga Bizneset.

Në vitin 2014, 86% e të ardhurave buxhetore u atribuohen të ardhurave që vijnë nga tatimet dhe doganat dhe të ardhura nga sigurimet shoqërore.

Përkatësisht:

– të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar zënë një peshë 33.8% më pak se në 2013 me 49%

-të ardhurat nga akciza 11.2%,

-të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale 7.9%,

-të ardhurat nga taksat kombëtare 8.9%,

-të ardhurat nga tatimi mbi fitimin 5.9%

-të ardhurat nga sigurimet shoqërore 16.8%.

Të gjithë tatimet e mësipërme në vlerën 94 % e buxhetit PAGUHEN NGA KONSUMATORI.

PSE?

Sepse të gjitha këto janë në koston e mallit që e ble Konsumatori tek Biznesi.

Biznesi i Madh dhe i Mesëm shqiptar mund të kontriboj në buxhet vetëm me 5.9 % tek tatimi i fitimit që shkon nga 15- deri ne 25% të fitimit që në disa vende ky tatim shkon deri në 75% të fitimit të Biznesit si në Francë. Bizneset në Shqipëri nuk kanë marzh fitimi por fitojnë me fish. Një pjesë e biznesit shmang pikërisht tatimin mbi fitimin me Bilancet e rreme një për vete dhe një për shtetin. Pagesa e rrogës së punëtorëve nuk është kontribute pasi është detyrim sepse me atë punë ai fiton disa fish dhe e ka detyrë ta paguaj, por edhe këtë në fund e paguan pikërisht KONSUMATORI, JO BIZNESMENI, sepse kjo është pikërisht në çmimin e mallit.

Ky biznes që ka të ardhura kaq të mëdha dhe që kontribon kaq pak në buxhetin e shtetit, nuk kontribon privatisht as për gjëra humane si në vendet e tjera por as edhe në shkencë. Deri më sot kontributi privat është thjesht dhe vetëm për argëtim që është në përgjithësi i përqendruar tek shalët, prapanicat dhe cicat.

Kërcenimin e disa biznesmenve shqiptar se do largohen nga Shqipëria mos e merrni seriozisht se ata falimentojnë në tregun botërorë se janë të paaftë, ata nuk ikin kurrë se këtu kanë gjetur parajsën.

Një kapital që ka zaptuar gjithçka dhe që nuk paguan për shtetin pothuajse ASGJË por që kërkon nga shteti më tepër se Konsumatori që paguan për mbajtjen e këtij shteti.

Ju lutem verjani vet emrin këtij lloj kapitalizmi që ne kemi prodhuar në 28 vite anarki.