JO VEÇ FATI…

Nga Zyra AHMETAJ – poete

Babë dhe djalë që ishin të varfer, flinin nën strehë të xhamisë, edhe në dimër.
Kur vinte Hoxha për të thirrë zanin i shkelte pa mëshirë kur kalonte.
Djali e pyert të atin:
– Si na shkel kështu Hoxha e nuk ka frikë prej Zotit?
-E sheh Zoti, – përgjigjej i ati.
Një mëngjes sa kaloi hoxha që i shkeli përseri, ndërsa i ati i djalit ishte në

gjumë, djali shkon pas hoxhës dhe sa i ngre duart ai të thërrasin zërin, ky e kap për këmbësh dhe e hedh nga minarja vdekur në tokë.

Kthehet dhe hy në gji të të jatit.
Kur zgjohen dhe e marrin vesh që ra hoxha dhe vdiq, i thot’ i ati djalit:
– E pau Zoti bir, prandaj e dënoi.
-Po babë, i thot djali, veç i ndihmova pak te këmbët.

{Këtë ndodhi na e tregonin në shtëpi kur binte muhabeti për ndonjë gjë që realizohesh fal përpjekjeve dhe përkushtimit.  Jo veç fati, dhe thoshim shprehimisht:- I ndihmova pak te këmbët ose duhet t’i ndihmosh pak te këmbët}.