“DY VËLLEZËR, DY SHKRIMTARË, 30 VITE KRIJIMTARI”

Nga Bislim AHMETAJ

Dje unë dhe Arbri përjetuam një pasdite mbresëlënëse.

Shkodra e Fishtës, Mjedës, Migjenit, Camaj, Arbnorit, Krajës, Shkodra e korifejve të letrave dhe kulturës na priti siç dinë vetëm shkodranët ti presin miqtë që i duan, që i çmojnë dhe i vlerësojnë .

Dikush nga të pranishmit në takimin e djeshëm në bibliotekën Marin Barleti ku u mbajt takimi i emërtuar “Dy vëllezër, dy shkrimtarë, 30 vite krijimtari” tha: Po të priti Shkodra mirë i ke dyert e hapura në gjithë Ilirinë”.

 Dhe ne ndjehemi të impresionuar nga pritja e djeshme. Me zemër në dorë i falënderojmë të gjithë ata që ndanë pasditen e djeshme me ne. Në mënyrë të veçantë Drejtorin e bibliotekës zotni Gjovalin Çuni i cili u kujdes deri në detaje që gjithçka të shkonte bukur siç ndodhi. Gjithashtu s’mund ta lamë pa falenderuar kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shkodrës zotni Zija Vukaj, zotri Ilmi kurtin, Kadri Ujka,Mark Kroqi, Azem Baliaj, Kabil Bushati, Pjerin Spathari si dhe miqtë tanë që erdhën posaçërisht nga Tirana Ilir Kadiu dhe Jaho Margjeka për fjalët e mira që i derdhën pa doganë për krijimtarinë tonë letrare por edhe për vlerat tona njerëzore.

Një falënderim të posaçëm kemi për miken tonë të vlertë, gazetaren e talentuar Rezarta Reçi, e cila e moderoj siç dinë vetëm ajo takimin tonë të djeshëm.

Mikja e çmuar Vjollca Tafili autorja e këtyre fotove meriton vlerësimet tona.

Po edhe miku dhe shoku im, Adi Shega, i cili pas takimin shtroj një koktej për pjesëmarrësit meriton mirënjohjen tonë të thellë.

Gjithashtu s’mund t’i lamë pa i falenderuar edhe Televizionet lokale që ishin prezente dhe pasqyruan aktualitetin tonë letrar në Shkodër.

Pas Shkupit, Tetovës, Prizrenit u ndalëm në Shkodër. Takimi ynë i rradhës mund të jetë në Gjirokastër dhe Korçë.

Faleminderit Shkodër…!