Përbërësit për 4 persona:
3 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle gjalp
lëng mishi
1 vezë
1 gotë qumësht
2 feta bukë
Përgatitja:
Skuqim miellin e misrit me pak gjalp derisa të marrë ngjyrë dhe më pas e shuajmë me lëngun e mishit, duke e përzier me shpejtësi, në mënyrë që të mos krijohen kokërriza. Shtojmë pak kripë dhe e vendosim të ziejë për rreth 10 minuta në zjarr të ulët, derisa të krijohet një masë me trashësi mesatare. E heqim nga zjarri dhe e lemë të ftohet për disa minuta.
Shtojmë vezën, të cilët e kemi rrahur më parë me qumësht të nxehtë, si dhe pak gjalp. Ndërkohë, presim me kubikë bukën, që duhet të jetë e ndenjur, e vendosim në një tavë, i hedhim gjalp dhe e lemë në furrë derisa të thekrohet. Supën e shërbejmë bashkë me bukën e përgatitur.