Ballina Diaspora NJË HUMBJE E MADHE PËR PATRIOTIZMËN SHQIPTARE

NJË HUMBJE E MADHE PËR PATRIOTIZMËN SHQIPTARE

Ndërron jetë ish – Kryetari i “VATRËS” (1992-2010) dhe Presidenti i Saj i përhershëm i Nderit, Ingj. Agim Karagjozi.

Kur VATRA humb një burrë si Agim Karagjozi, i tërë Kombi Shqipëtar ka pësuar të njetën gjë.
Ai ishte njeriu që jetoi bashkë me ngjarjet më të mëdha të historisë tonë, i rreshtuar gjithmonë dhe përherë në frontin e të mirës së Kombit Shqipëtar, i frymëzuar nga idalet demokratike – perëndimore.
Ai ishte pasardhës i denjë i Konicës dhe Nolit. Patriotizma e vërtetë shqiptare humbi një emër të madh, një aktivist të shquar, një atdhetashës të paepur, modelin e urtësisë dhe mençurisë shqiptare, një antikomunist të betuar, njeriun që për dekada punoi dhe luftoi për kthimin e mardhënjeve normale midis Shqipërisë dhe SHBA – së dhe forcimin e tyre në vitet e post-diktaturës.
Nëse do të rrjeshtoja njerëzit e shquar të kombit tonë me të cilët kam patur nderin të njihem në tëra rrugët e jetës, një ndër të parët që do ta shënoja do të ishte Presidenti, tanimë i ndjerë i VATRËS, ingj. Agim Kargjozi.
Askush nuk jeton përgjithmonë, por lum ai që ikën nga kjo jetë dhe len një emër të nderuar si ky burrë.
U prehtë në Paqë!

Mal BERISHA

Ish ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të  Britanisë së Madhe

___________

(Kujtim i paharruar: Foto me Presidentin Agim Karagjozi, me të birin Zydiun dhe Vatranët, me datën 6 Janar 2018, në Selinë e VATRËS në New York)