Nga prof. dr. Përparim KABO
Protesta e sotme dhe ndonjë tjetër paralajmëruese me kamion në Rrugën e Kombit në lidhje me pagesën për të kaluar atje duhen lexuar me vemendje…
Ka një argument që nuk mund të anashkalohet…ajo rrugë është ndërtuar me fonde nga buxheti shtetit dhe me kredi tregtare me një interes të kripur. Të dy këta burime monetare dalin nga xhepat e qytetarve tanë së pari si taksa që mbushin buxhetin dhe së dyti si përqindje (%) bankare që ne paguajmë për kredinë po nga buxheti se është kredi e marr nga Qeveria që e vuri në planet e saja të ndryshimit të vendit ndërtimin e kësaj rruge duke realizuar një vepër monumentale.
Kjo rrugë është më shumë se rrugë, është ndryshimi historisë, është bashkimi truallit të atdheut, është ëndrra përtej ëndrrës sepse lidhi atdheun tonë në trevat natyrore, është arterie zhvillimi …e kombit shqiptar…ndaj tarifa të tilla më të larta se në Gjermani dhe në Zvicër janë jashtë logjikës.
Si qytetar ju them ndaluni…para se të jetë vonë, rishikoheni dhe ndryshoheni. 1 euro max 1 euro e gjysmë është e pranueshme. Edhe diçka…qyteti Kukësit nuk duhet të paguaj…ata njerëz e kanë parapaguar jo këtë tarifw, por shumë më tepër me atë që bën në Krizën e Kosovës… Mirënjohje atij komuniteti…!
Atje ku ka varfëri nuk duhet të shkojnë shtrëngimet monetare por duhet të shkojnë tolerimet dhe zhvillimi…! Ndryshe pakënaqësia përzjerrë edhe me aventurën dhe negativitetin mund të degradojnë edhe në dhunë si edhe pamë. Përball atyre pamjeve të gjithë jemi të humbur, por në rradhë të parë shteti shqiptar !
P.kabo 31 mars 2018