Lisa Milicaj mban dekoratën “Kalorës i Urdhërit Gjergj Kastrioti -Skënderbeu” (2016), ish këshilltare e Partisë Republikanë Amerikane e Bashkësisë në kantonin Pleasant Vallley (2012- 2015), shpall “Gruaja e Vitit” (2016) nga Organizata e Grave “Motrat Qiriazi” në Amerikë; “Grand Marshall” e Paradës 2015, nga Organizata ” Rrënjët Shqiptare”, New York.; “Gruaja e Vitit” nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyci” në Tiranë-Prizren.
____________________________
Lisa Milicaj në New Jork të Amerikës, ndër shqiptarët, është e para që e ka përshendet botërisht përplot dy vite më herët, më 22 janar 2016, në udhën presidenciale Donald Trump – Presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Asokohe, më 22 janar 2016, kandidati për President i Amerikës, Donald Trump citoi një tweet të Lisa Milicaj që thoshte: ”E vërteta duhet thënë, kurrë nuk kam dëgjuar për “National Review” derisa ata “u përpoqën” të deklarojnë luftën kundër Jush. Por s’ka problem, Ju tashmë e morët votën time”.
E mirënjohura Lisa Milicaj është vajzë e dy emigrantëve nga Kosova, të cilët erdhën në SHBA 46 vjet më parë, e cila ndonëse e lindur në Amerikë flet bukur shqip, është aktiviste e mirënjohur në komunitet, ka bërë histori duke qenë një nga gratë e rralla shqiptare të përfshira në politikën amerikane. E ka biznesin e saj të suksesshëm, është presidente e një agjensie sigurimesh në pronat e patundshme “First Insurance Agency Inc”.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani në vitin 2016 e ka vlerësuar e nderuar me dekoratën “Kalorës i Urdhërit Gjergj Kastrioti -Skënderbeu” znj. Lisa Milicaj, veprimtare e njohur e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, ish këshilltare e Partisë Republikanë Amerikane e Bashkësisë në kantonin Pleasant Vallley (2012- 2015).
Lisa Milicaj është një nga personalitetet e rralla të femrave shqiptare e përfshirë në politikën amerikane. Për punën, kontributin dhe aktivitetin e saj të palodhshëm është vlerësuar nga komuniteti shqiptar dhe ai amerikan me mirënjohje të ndryshme. U shpall më 2016 “Gruaja e Vitit” nga Organizata e Grave “Motrat Qiriazi”, ndërsa nga Organizata ” Rrënjët Shqiptare”, u nderua me titullin “Grand Marshall” e Paradës 2015, New York.
Lisa Milicaj, siç shkruajnë mediat shqiptare në Amerikë e gjetkë: “është shumë aktive dhe e kudo gjendur në aktivitetet që zhvillon Diaspora jonë në SHBA. Bukuri shqiptare e shkolluar dhe e kultivuar në vendin e lirisë, e suksesshme dhe natyrisht krenari për komunitetin”.
Vitin e kaluar, në qershor 2016, Presidenti i 45-të i SHBA Donald Trump dhe Zonja e Tij, Zonja e Parë e Amerikës, Melina Trump, të shoqëruar nga drejtues të tjerë të administratës amerikane, i mirëpritën anëtarët e Kongresit Amerikan dhe familjarët e miqtë e tyre në Piknikun Vjetor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Ata folën shkurtimisht, bënë fotografi dhe u përshëndetën me pjesëmarrës në Kopshtin Jugor.
Mes pjesëmarrësve ishin edhe veprimtarët e njohur shqiptaro-amerikanë Harry Bajraktari e Lisa Milicaj, që merrnin pjesë bashkë me kongresistin Eliot Engel dhe bashkëshorten e tij, Patricia Ennis.
Z. Harry Bajraktari, i dekoruar “Nderi i Kombit”, është themeluesi i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria” në New York të Amerikës, një nga figurat kryesore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, një nga lobuesit më të mëdhenj të Çështjes Kombëtare Shqiptare, njëherash dhe senator i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS) në Tiranë. Bashkëshortja e tij, Lisa Milicaj, siç e thamë, gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur në pushtetin lokal në New York, njihet si mbështetëse e Presidentit Trump qysh nga fillimi i fushatës së tij elektorale.
Edhe znj. Lisa Milicaj doli në disa fotografi me Presidentin Donald Trump si dhe me Zv-Presidentin Mike Pence, që gjithashtu merrte pjesë sëbashku me bashkëshorten e tij në këtë Piknik Vjetor të Shtëpisë së Bardhë. (Edhe këto dy foto po i ri-botojmë në këtë faqe të gazetës periodike “Atlantik”).
Votimi i Shqipërisë në dhjetor 2017 “pro” Rezolutës që u kërkon Shteteve të Bashkuara tërheqjen nga njohja e Izraelit kryeqytet reflekton pozicionin e pandryshuar të Shqipërisë për këtë çështje. Mbi këtë Votë nisi edhe një debat jo vetëm në rangun e politikës në vend. Reagim ka ardhur edhe nga SHBA-ja për këtë qëndrim të Tiranës zyrtare pro BE-së dhe kundër SHBA-së.
Gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur këshilltare në shtetin e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, e ka dënuar pozicionimin e Shqipërisë kundër Amerikës në OKB, përkitazi me Statusin e Jerusalemit.
Lisa Milicaj, një politikane republikane dhe, siç e cilëson shtypi shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Amerikë e Europë: “mikeshë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump”, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, e ka quajtur “të ulët dhe të turpshëm” vendimin e Shqipërisë për të mbështetur një Rezolutë kundër qëndrimit Amerikan për Jerusalemin.
Këto ditë, Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyci” në Tiranë-Prizren e ka shpallur Lisa Milicaj me titullin “Gruaja e Vitit”. Një tjetër vlerësim i lartë për këtë shqiptaro-amerikane të përkushtuar për Kombin Shqiptar, për komunitetin shqiptaro-amerikan në Amerikë.
Valbona RADESHI