Përbërësit për 4 persona:
2 lugë çaji sherebelë të freskët
1 lugë çaji kripë të hollë
1 lugë çaji piper të zi
4 fileto mishi pa kocka
1 filxhan verë të bardhë
2 thelbinj hudhre
1 filxhan me lëng domateje të grirë
1/2 filxhanit vaj
një supore pule
Përgatitja:
Bashkojmë një lugë çaji sherebelë, 1 lugë çaji kripë dhe 1 çaji piper të zi në një tas të vogël. Spërkatim të dy anët e mishit me përzierjen e sapo realizuar të sherebelës.
Në një nxehtësi të konsiderueshme vendosim një tigan të gjerë në të cilin do të skuqet filetoja e mishit. I lëmë në zjarr për 3 minuta.
Shtojmë një lugë sherebelë, verë të bardhë dhe thelpinjtë e hudhrës në tigan. I lëmë për pak minuta. Më pas shtojmë dhe lëngun e domates bashkë me supierat e pulës. I Iëmë në zjarr për 4 minuta. Salcën e realizuar ia shtojmë makaronave duke spërkatur mirë fileton e mishit nga të dyja anët.