“DISA DREJTUES TË VOTUAR NË SHQIPËRI SHITËN VAJZA TË PAFAJSHME, DUHET TË ARRESTOHEN…”

Deklaratë e Ambasadorit të SHBA, Donald Lu

“Ndjej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vendet të tjera në rajon, kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”.

“Kanë qenë burrat qe i i çojnë këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Për ta bërë këtë vendet e këtij rajoni duhet të mendojnë për zbatimin e ligjit dhe ofrimin e shërbimeve në një kontekst rajonal”

Këtë deklaratë dhe akuzë të fortë e ka bërë ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, teksa ishte në ditën e sotme në Konferecën rajonale kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Ai i bëri thirrje qeverisë shqiptar për fondet që janë strehëzat e grave të përfundojnë pikërisht në ndihmë të vajzave dhe grave viktima të këtij trafiku:

“Trafikimi i qenieve njerëzore nuk është një çështje që mund të zgjidhet pa bashkëpunim intensiv rajonal. Departamenti Amerikan i Shteti e kupton këtë dhe ka dhënë një grant bujar për qeveritë dhe organizatat jofitimprurëse për të krijuar një rrjet rajonal bashkëpunimi. Jemi veçanërisht entuziastë për punën inovatore të këtij projekti në përpjekjet e ri-integrimit të viktimave sepse qëllimi afatgjatë nuk është vetëm vendosja e viktimave në strehëza, por që ato të dalin prej tyre me aftësi, siguri financiare dhe vetëbesim” E përgëzojmë Shqipërinë që ka treguar udhëheqje rajonale, përfshirë mikpritjen e një konference për 10 kordinatorë të anti-trafikut 2 vjet më parë, për të diskutuar parandalimin e trafikimit të fëmijëve”, tha Ambasadori Amerikan Donald Lu në fjalën e tij.