Deklaratë nga Sekretari i Shtypit mbi Dëbimin e Zyrtarëve të Shërbimit të Inteligjencës Ruse

Sot, Presidenti Donald J. Trump urdhëroi dëbimin e dhjetëra zyrtarëve të shërbimit të inteligjencës ruse nga Shtetet e Bashkuara dhe mbylljen e konsullatës ruse në Seattle për shkak të afërsisë së saj me një nga bazat tona të nëndetëseve dhe qendrës së kompanisë Boeing.

Shtetet e Bashkuara e kanë ndërmarrë këtë masë në bashkëpunim me aleatët tanë në NATO dhe partnerët tanë kudo në botë, në përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike të nivelit ushtarak nga Rusia në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, veprimi më i fundit në vazhdën e veprimeve të saj destabilizuese në mbarë botën.

Masat e sotme i bëjnë Shtetet e Bashkuara më të sigurta duke kufizuar aftësinë e Rusisë për të spiunuar amerikanët dhe për të kryer operacione të fshehta që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Amerikës.

Me këto hapa, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë i bëjnë të qartë Rusisë se veprimet e saj kanë pasoja. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë për të ndërtuar një marrëdhënie më të mirë me Rusinë, por kjo mund të ndodhë vetëm me ndryshimin e sjelljes së qeverisë ruse.

Washington D.C., më 26 mars 2018