Ballina Aktualitet Ambasada e SHBA-së në Kosovë paralajmëron rrezik nga sulmet terroriste

Ambasada e SHBA-së në Kosovë paralajmëron rrezik nga sulmet terroriste

“Departamenti i Shtetit dëshiron të paralajmërojë qytetarët amerikanë për rrezikun e shtuar të sulmeve terroriste në Kosovë, veçanërisht gjatë stinëve të festave. Qytetarët amerikanë duhet të tregojnë kujdes në festimet e festës dhe në ngjarjet rreth festimeve katolike dhe ortodokse të Pashkëve”.

“Ekstremistët vazhdojnë të përqendrohen në vendet turistike, qendrat tregtare, bare [kafene], shtëpitë e adhurimit dhe objektivat e tjera. Ju lutemi të ushtroni vigjilencë shtesë në këto vende dhe vende të ngjashme”.

“Shmanguni profilit tuaj në publik dhe mos e tërheq vëmendjen si amerikan. Shqyrtoni planet tuaja personale të sigurisë: Kriminelët dhe terroristët mund të monitorojnë lëvizjet tuaja. Ndryshoni rrugën dhe kohën e lëvizjeve tuaja për t’u bërë një objektiv më i paparashikueshëm. Jini të vetëdijshëm për mjedisin tuaj: Identifikoni vendndodhjen e daljeve emergjente dhe të shërbimeve të sigurisë kur ndodheni në vende publike.Shmanguni nga turmat/demonstrimet: Nëse jeni në një zonë ku grumbullohet një turmë (festim, demonstrim etj.), përpiquni të largoheni nga zona ose të paktën, të shkoni në buzë të turmës ku mund të largoheni nëse është e nevojshme. Qëndroni të vëmendshëm në vende të frekuentuara nga turistët. Monitoroni mediet lokale për përditësime. Monitoroni mediet sociale, njoftime televizive dhe radio, ose udhëzime nga Ambasada ose Konsullata e SHBA-ve,- thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Prishtinë, 29 mars 2018