Akademia Monarkiste Shqiptare në Tiranë, organizoi këto ditë në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë (Salla“Konstandin Shpataraku”) veprimtarinë “AKADEMIA E ÇMIMEVE”.
Në këtë veprimtari solemne u ndanë çmimet “Mbretëresha Teuta”, “Justiniani i Madh”, Konstandini i Madh”, “Niket Dardani” e “Lekë Dukagjini” për personalitete të shkencës, monarkisë, diplomacisë, historisë, politikës, arsimit e kulturës si dhe për institucione të arsimit, etj.
Dr. Muhamet Malo u nderua me çmimin “Justiniani i Madh” , me Vendimin nr. 25, dt. 17 shkurt 2017, me motivacionin: “Për kontributet e tij të larta për çështjen kombëtare shqiptare; për kuazen e veprimtarinë e tij monarkiste; për humanizmin e tij të madh në fushën e botimeve, kulturës, arsimit, shëndetësisë, etj.; për ngritjen e TV Tele-Sport dhe të Teleferikut “Dajti” e objekteve të tjera turistike në Parkun Kombëtar të Dajtit”.
Çmimi iu dorëzua nga kryetari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” të Shqipërisë, z. Shpëtim Axhami.
Çmimin e mori z. Haward M. Malo, djali i të ndjerit dr. Muhamet Malo – Nderi i Kombit. Theksojmë faktin se z. Haward Malo është një nga të rinjtë shqiptar me të ardhme, duke ecur në gjurmët e të atit, sëbashku me vëllain tjetër, z. Klajdi Malo e dy motrat e tij.
Në këtë veprimtari u përkujtua me një çast solemn emri, jeta, veprimtaria e kontributet e z. Muhamet Malo, që u nda parakohe nga jeta, më 6 mars 2017, në moshën 60 vjeçare, në kulmin e energjive të tij mendore e fizike, si biznesmen e humanist, si Njeri i Mirë, për të dhënë për ekonominë, kulturën, për të mirën e Kombit Shqiptar.