Ballina ED/OP PROVOKIMET E SERBISË, QËLLIM I DESTABILIZIMIT TË KOSOVËS

PROVOKIMET E SERBISË, QËLLIM I DESTABILIZIMIT TË KOSOVËS

Marko Gjuriq, i ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, i arrestuar nga policia e Kosovës sot në Veriun e Mitrovicës, për shkak të hyrjes së tij ilegale, është provokim i hapët nga Beogradi për të destabilizuar gjendjen në Kosovë dhe për të shkatuar konflikt në baza etnike mes shqiptarëve dhe serbëve. Nuk është hera e parë që Gjuriq shkel ligjet e Kosovës, duke u futur ilegalisht në Mitrovicën e Veriut, e duke nxjerrë pretekste të ndryshme, me qëllime të caktuar nxitëse.
Veprimi i Qeverisë së Kosovës është i drejtë dhe i ligjshëm.
Çdo shtet i pavarur në botë vepron sipas ligjeve të saj, ndërsa hyrja ilegeale në terretorin e shtetit tjetër, konsiderohet e paligjeshme, e sidomos e një zyrtari, siç është serbi Gjuriq.
Përpjekjet e Serbisë për destabilizim të situatës në Republikën e Kosovës të marrin fund dhe t’ i kthen dialogut që është e vetmja mënyrë e zgjidhjes së problemeve.
Serbia ta ketë të qartë se më nuk mund të kthehet në Kosovë.
Bashkësia ndërkombtare duhet të ketë reagime të ashpra kundër këtyre veprimeve në Beograd.
Ndërsa Forcat e NATO-s kanë obligim të ndërhyjnë kundër pretendimeve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës.

Harry Bajraktari,
New York, 2018