SOT, PRINC LEKA II ZOGU – 36 VJEÇAR

Princ Leka II Zogu u lind më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johanesburg të Afrikës së Jugut, në “Sandton Clinic”. Klinika në të cilën ka lindur Naltësia Tij Mbretërore është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut si “Tokë shqiptare” për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I – Mbret i Shqiptarëve.
Princ Leka II – në vitet e para të jetës mori mësimet nga një mësuese privat, para se të vijonte shkollimin në Johanesburg, në Afrikën e Jugut; St Stithian’s Collage; St Peter’s Preparatory School; ST Peter Collage. Në vitin 2004 deri në vitin 2005 vijoi studimet në akademinë me famë botërore”Royal Military Academy of Sandhurst” në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtyre studimeve mori edhe disa çmime si psh: “The King Hussein Price” dhe toga e NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve është shpallur si “The Sovereign’s Platoon”. Universitetin Mbreteror “Iliria” –Marrëdhë nie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.

Princ Leka II – ka krye disa kurse: mësime private në letërsinë shqipe (2002); kurs njëmujor në akademinë ushtarake “Skënderbeu” në Tiranë (2004); kurs njëmujor në Bacons Field, “PreSandhurst Course” (2004); kursin e gjuhës italiane në Peruxha, pranë “Universitta di Stranieri” (në verën e v. 2006); Akademia e Mbrojtjes, SCSDS (v.2010)
Princ Leka II – është i zgjedhur: President i Federatës Shqiptare të Golfit. Kryetar Nderi i qytetit Baton Rouge dhe President Nderi i Kishës së Baton Rouge lindor. President Nderi i Shoqatës Italiane për Jetimet “Fiaba”. Nën Patronazh: “The International Comission and Association on Royalty and Nobility”. Antar Nderi i SOS Jetimët e Shqipërisë (SOS Avenir Orphelins d’Albanie – France). Antar Nderit i Komunitetit Olimpik Shqiptar (2011)

Princ Leka II – mban gjithato vlerësime me tituj, urdhëra, grada: Kordoni i Madh i Urdhërit Santi Maurizio e Lazzaro. Kordoni i Madh i Urdhërit Besa & Skenderbeu. Çelsi i Qytetit të “New Orleans” nga Kryetari i Bashkise z. Landrieu. Titulli “Qytetar Nderi” i qytetit te Burrelit, etj.
Shpallja e Titullit Princ Trashëgimtar: Në bazë Statutit të Vitit 1928, të Mbretërisë Shqiptare, Princi Trashëgimtar i Fronit Mbretëror është djali më i madh i Familjes Mbretërore. Kështu që Ai shpallet Trashëgimtar i Fronit Mbretëror mbasi të ketë mbushur moshën 18 vjeçare, nga NMT Mbreti. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.
Naltësia e Tij Mbretërore Leka II – Princ i Shqiptarëve ka dhe emrat e tjerë: Anwar, Zog, Reza, Baudoin, Msiziwe. NTM u pagëzua me emrin Leka nga MSM Susan, Mbretëresha e Shqiptarëve. Emri Anëar, NTM Leka II e mori për nder të Presidentit Anëar Sadat i Egjiptit, duke qenë se Presidenti Sadat ishte një mik i mirë i NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Emrin Reza, për nder të miqësisë që NMT Leka I, kishte me Shahun e Iranit. Emrin Baudoin, NTM Leka II, e mori nga kumbara e Tij, Mbreti Baudoin i Belgjikës. Emri Msiziwe është një titull honorifik (në gjuhën Zulu do të thotë: Njeri i Popullit të Tij), e mori më vonë nga Mbreti i fisit Zulu.
Princ Leka II – ka kryer disa detyra në dy dekadat e fundit: Këshilltar Politik pranë Presidentit të Republikës (2012-2014); këshilltar diplomatik i Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, (2006-2009), këshilltar i Ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (2009-2012), etj.
Princ Leka II u martua më 8 tetor 2016 në Oborrin Mbretëror Shqiptar në Tiranë me aktoren e këngëtaren Elia Zaharia, e cila mban titull Princor, Princesha Elia Zogu. Familja Mbretërore Shqiptare ka Naltësinë e Tij Mbretërore – Princin Leka II Zogu, Princeshën Elia Zogu dhe Skënder Xh. Zogu – nipi i Mbretit Zog I – Mbret i Shqiptarëve.