Albumi më i fundit i Taylor Swift “Reputation” më shumë se dy milionë kopje të shitura

Albumi më i fundit i këngëtares Taylor Swift që është edhe albumi i gjashtë i saj ka shitur më shumë se dy milionë kopje.

“Reputation” është albumi i parë që nga viti 2015 që arrin këtë sukses, kohë kur albumi “25” i  këngëtares Adele ishte në të njëjtat nivele shitjeje, llogaritur kjo sipas statistikave nga Billboard dhe Forbes.

Ky album ishte një nga dy albumet më të shitura të vitit 2017 që ka shitur më shumë se një milion kopje ndërsa albumi tjetër ishte ai i Ed Sheeran’s.

Swift shkon në turne më 8 maj dhe së fundmi ka publikuar një video muzikore për këngën e saj të re “Delicate”.

Këngëtarja këtë javë njoftoi mbështetjen e saj për Lëvizjen “Marsh për Jetën Tonë” në favor të kontrollit të armëve në SHBA.