Përbërësit:
8 biskota Oreo
2 lugë gjalpë
Për kremin nevojiten:
250 ml ajkë e ëmbël
100 gr Krem djathi (cheese cake)
3 lugë sheqer pluhur
6 biskota Oreo
Përgatitja:
Shtypim biskotat Oreo, shtojmë 2 lugë gjalpë të shkrirë, masën e përziejmë mirë, pastaj e vendosim në tavë dhe e shtypim mirë me lugë, në këtë mënyrë masa ngurtësohet.
Ajkën e ëmbël e përziejmë mirë me mikser derisa të fitojmë masë kremoze.
Në një enë tjetër vendosim kremin nga djathi, pastaj shtojmë sheqer pluhurin dhe lëngun e vaniljes, masën e përziejmë mirë me mikser, pastaj e shtojmë tek ena me kremin nga ajka.
Masat i përziejmë bashkë prapë me mikser, derisa të krijojmë masë homogjene.
Marim biskotat Oreo dhe i copëtojmë me duar, copat i shtojmë tek ena me kremin e përgaditur, pastaj i përziejmë mirë me anë të lugës.
Kremin e përgatitur e hedhim sipër petës që kemi në tavë, në fund për dekor mund të shtojmë sipër copëza të prera të biskotave Oreo.
Tortën e përgaditur e vendosim në frigorifer dhe e lëmë të qëndrojë përafërsisht 2 orë, derisa kremi të bëhet i dendur.