Ballina Kulturë Poezi nga Elisabeta Gockaj

Poezi nga Elisabeta Gockaj

Tek mbrin për në stacion

 

Ky plak matuf rri si kërcu,

pak rreze për të marr,

shullahet këtë fund dhjetori,

tek hyn për  në janar.

 

Në sytë e tij ku shkundet hiri,

i ditëve që kalojnë,

sheh rrezet e nje dite prilli,

njeh vajzen që ndaloj.

 

Tashmë i mundur nga ky mal,

me borën që ngarkon,

kujtimet janë i vetmi zjarr,

tek mbrrin për në stacion.

 

Drejt parkut të pabesë

Do të kaloja matanë bregut,

sikur dhe ferrin ta takoja,

paçka se ti vetë më urreve, s’më le arsye që ta kuptoja.

Tashmë nuk di se ç’ është malli,

se ç’është ndarja nuk e di,

brenda në zemër kam errësirë,

mbështjellë në akullsi.

Po vallë parajsa ku strehohet,

këtë adresë ende s’e gjej,

gjithë rrugët kur i marr drejtohen,

drejt parkut të pabesë.

 

Do hap zemrën e do të pi

Bashkë me ditët more rrugën,

hëna netët ti ndriçojë,

malet shpinën gjithë e krrusën,

yjet lart pate mburojë.

Shpirtin tim me ty e nisa,

rrugës të mos ndjesh mërzi,

shpinës tënde mallin grisa,

dhe e futa thellë në gji.

Netëve të vona s’do ankohem,

as te hëna, as në yje,

sytë do mbyll, do përgjërohem,

ëndrra të më sjellë te ty,

nëpër ditët me acar,

zjarrin do te ndez në gji,

etja shpirtin kur t’ma marrë,

do hap zemrën e do pi.

 

Elisabeta Celaj Gockaj, lindur në Vlorë me 21 qershor 1966. Ka kryer shkollën e mesme ekonomike. Martuar në Tiranë. Ka botuar një libër poetik. Punon dhe jeton në Itali. Shkruan poezi. Ka botuar një vëllim poetik dhe ka në proces të dytin.