Ballina Kulinari Japrak me gjethe rrushi

Japrak me gjethe rrushi

Përbërësit:

gjethe rrushi
një gotë uji oriz
½ kg qepë të njoma
2 tufa nenexhik
piper i zi
spinaq dhe lakra të tjera
5 copë hudhra të njoma.

 

Përgatitja:

Gjetet e rrushit i ziejmë derisa të marrin valë, më pas i lëmë të kullojnë.

Grijmë qepët e njoma dhe i vendosim për t’u skuqur.

Më pas i hedhim erëzat dhe spinaqin (lakrat e tjera) dhe i trazojmë, në fund shtojmë orizin dhe i përziejmë mirë, do t’i hedhim masës që përgatitëm një gotë ujë që orizi të ziejë.

E heqim nga zjarri dhe e lëmë masën të ftohet pak dhe fillojmë që t’i mbledhim një nga një me gjethet e rrushit.

Mbasi kemi mbaruar procesin e mbledhjes i vendosim në një tenxhere ku do të shtojmë pak ujë dhe vaj ulliri.

Pasi kemi mbaruar me shtrirjen e japrakëve i vendosim sipër një pjatë të rëndë.

Zjarri duhet të jetë në temperaturë të ulët në mënyrë që japrakët të zien ngadalë.