Patëllxhanë të mbushur me sardele

Përbërësit:

8 patëllxhanë

100 g sardele në vaj

60 g ullinj të zinj

kaparinë

1 qepë

1 tufë majdanoz

hudhra

tul buke

1 vezë

pure domatesh

vaj

peksinadhe

kripë

piper

 

Përgatitja:

Priten patëllxhanët përgjysmë në gjatësi, u hiqet tuli dhe zihen për 4-5 minuta në ujë me kripë; kullohen dhe lihen mënjanë të ftohen.

Grihen hudhrat dhe hidhen të skuqen në vaj, shtohen qepët e grira hollë dhe më pas tuli i patëllxhanëve i grirë; gatuhen kështu për 10 minuta dhe hiqen nga zjarri.

Bashkohen me to sardelet e copëtuara, gjysma e ullinjve pa bërthama, kaparina, majdanozi i grirë hollë, tuli i bukës i njomur në qumësht, veza, pureja e domateve, kripa e piperi.

Me këtë përzierje mbushen patëllxhanët, spërkaten sipër me pak vaj e peksimadhe dhe futen në furrën e nxehur më parë në 180° të piqen për 30 minuta. Kur të jenë gati zbukurohen me ullinjtë e mbetur.